Kapiteni i Prishtinës: Atmosfera në klub është fantastike

Kapiteni i Prishtinës: Atmosfera në klub është fantastike

Prishtina do të ketë nesër përballë skaudrën norvegjeze, Bodo/Glimt në kuadër të kualifikimeve për Uefa Conference League.

Mesfushori i Prishtinës, Lorik Boshnjaku duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes, bashkë me trajnerin Zekrija Ramadani, theksoi se atmosfera në klub dhe në mesin e futbollsitëve është fantastike.

“Atmosfera brenda klubit është tejet e mirë, si futbollistët ashtu edhe stafi janë të kënaqur dhe pozitivë pas rezultateve të arritura në garat e Evropës”, deklaroi Boshnjaku.

Ndeshja Prishtinë – Bodo/Glimt luhet nesër me fillim prej orës 21:00.

Shpërndaje në: