Kaq para fiton Conten nëse Tottenhami e siguron vendin e katërt në Premierligën

Kaq para fiton Conten nëse Tottenhami e siguron vendin e katërt në Premierligën

2.5 milionë euro do t’i jepen Antonio Contes në rast se ai, së bashku me Tottenham Hotspur, arrijnë ta sigurojnë një vend në Champions League.

“Spurs” janë shumë afër për ta bërë këtë, pasi u duhet vetëm një barazim ndaj Norwichit në ndeshjen e fundit, në mënyrë që ta sigurojnë pozitën e katërt.

Fitorja ndaj Arsenalit në mesjavën që lamë pas dhe triumfi tjetër ndaj Burnleyt në fundjavë i dhanë epërsinë prej një pikë në tabelë ndaj “topçinjve” të vendit të pestë.

Një premi e tillë do të jetë më shumë si një shtysë drejt sukseseve të tjera me skuadrën londineze për trajnerin italian.

Shpërndaje në: