Kastrati i jep Policisë së Kosovës në shfrytëzim veturën e tij zyrtare

Kastrati i jep Policisë së Kosovës në shfrytëzim veturën e tij zyrtare

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati i ka dhënë Policisë së Kosovës për shfrytëzim veturën e tij zyrtare në kohën kur vendi ynë po përballet me pandeminë koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryetari Kastrati përmes një postimi në Facebook.

“Nëse keni parë uniforma të Policisë së Kosovës në makinën e kryetarit të komunës, mos mendoni se kam ndërruar profesion. Është sepse ua kemi dhënë në shfrytëzim në këtë kohë të vështirë në përballje me pandeminë. Mbështetjen ndaj policisë e kemi bërë gjatë gjithë pandemisë, dhe tani që do të fillojë fushata zgjedhore, unë nuk do t’i përdor resurset shtetërore. E di se do ta ruajnë ashtu siç e ruajmë e trajtojmë ne”, shkruan Kastrati.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 28 viktima si pasojë e COVID-19, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar 152.658 raste, prej tyre 2.657 kanë përfunduar me fatalitet.

Shpërndaje në: