Kastrati: Ka pasur rast kur kam mbetur me 83 centë në bankë ende pa dalë rroga

Kastrati: Ka pasur rast kur kam mbetur me 83 centë në bankë ende pa dalë rroga

Kandidati për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë në emisionin dPt te Fidani se asnjëherë nuk ka shfrytëzuar privilegjet që i ka puna e kryetarit të komunës. Ai ka thënë se si ekip janë angazhuar shumë dhe edhe kanë bërë punë të shumta.

Kastrati tregon një rast kur i kishin mbetur vetëm 83 centë në bankë si pasojë e shpenzimit të parave të xhepit duke kursyer paratë e komunës. Ai thotë se këtë e ka bërë për të rritur besimin në institucionet lokale.

“Më falni për jomodestinë, por jemi angazhuar shumë. Për një vit i kam shpenzuar vetëm 23 euro në dreka zyrtare. Në vitin 2018. Ka pasur rast kur kam mbetur me 83 centë ne bankë ende pa dalë rroga Kam kryer shpenzimet me paratë e mia. Edhe pse kam një rrogë mbi 1000 euro si kryetar komune. Nuk është standard që duam ta vendosim pasi nuk është e drejtë. Por kemi dashur të kthejmë besimin në institucione”, ka thënë ai.

Kastrati ka qeverisur një mandat me Kamenicën. Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor.

Shpërndaje në: