Katër automjete përfshihen në një aksident zinxhiror në rrugën Gjilan-Prishtinë (FOTO)
Një aksident trafiku zingjiror ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Gjilan–Prishtinë, në afërsi të fshatit Parallovë.
Në aksident ishin të përfshirë katër automjete.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani tha se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
“Nga hetues të trafikut rajonal po hetohen rrethanat e këtij aksidenti,” ka deklaruar Hashani për Klankosova.tv.
Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar shkaqet që çuan në përplasjen e automjeteve.



