Kelmendi: Amerika na e dha një shuplakë të rëndë – lajmi më i keq i kohëve të fundit për Kosovën

Kelmendi: Amerika na e dha një shuplakë të rëndë – lajmi më i keq i kohëve të fundit për Kosovën

Gazetari Adriatik Kelmendi thotë se injorimi që iu bë Kosovës në Samitin e Demokracivë, është lajmi më i keq i kohëve të fundit për Kosovën.

Ai thotë se Amerika e vendosi Kosovën në një grup me Serbinë e Vuçiqit, Bosnjën e Dodikut dhe Hungarinë e Orbanit.

Dhe, sipas Kelmendit, kjo është ‘shuplaka më e rëndë që mund ta marrim’.

Ai shkruan:

Lajmi më i keq i kohëve të fundit për Kosovën ndodhi sot.

Me të vendosë Amerika e Bidenit në një grup me Serbinë e Vuçiqit, Bosnjën e Dodikut dhe Hungarinë e Orbanit është shuplaka më e rëndë që mund ta marrim.

Mosftesa për pjesëmarrjen në Samitin e Demokracive është përgjigjja e Shtëpisë së Bardhë për papërgjegjësinë e lartë të Kosovës në planin e politikës së jashtme.

Nëse edhe kjo shuplakë nuk na kthjellë atëherë vërtet nuk meritojmë më mirë – mbesim gjysmështet/gjysmëhajgare, të vetmit pa liberalizim vizash, pa anëtarësime në organizatat ndërkombëtare, duke ia nxjerrë sytë njëri-tjetrit në geto mizerie!

Shpërndaje në: