Kelmendi thotë se Sveçla e “preku” Gjuriqin me dashuri: Veç puthjet munguan (+18)

Kelmendi thotë se Sveçla e “preku” Gjuriqin me dashuri: Veç puthjet munguan (+18)

Edhe Gëzim Kelmendi ka komentuar takimin e djeshëm mes Xhelal Sveçlës së Vetëvendosjes me Marko Gjuriqin e Qeverisë së Serbisë.

Sveçla ishte arsyetuar në mënyrë qesharake duke thënë se “Vetëvendosje nuk braktis tavolinat!”

Kelmendi, që më herët ishte shprehur i frustruar me Vetëvendosjen se i kishte marrë një pjesë të madhe votash, ka deklaruar se “vetëm puthjet munguan në Tiranë!”, përcjell Periskopi.

“Në një foto të postuar nga disa media, shihet se si Xhelal Sveçla i VV-së është ulur në një tavolinë dhe shumë afër krahërorit të Marko Gjuriqit të qeverisë së Serbisë.” – shkruan z.Kelmendi.

Ai madje shkon më larg duke i quajtur takimet “romantike” mes VV-së dhe Qeverisë së Serbisë.

Më poshtë e keni statusin e paredaktuar të z.Kelmendi:

Vetëm puthjet munguan në Tiranë!

Herën tjetër mund të ketë pamje “+18”!

Në një foto të postuar nga disa media, shihet se si Xhelal Sveçla i VV-së është ulur në një tavolinë dhe shumë afër krahërorit të Marko Gjuriqit të qeverisë së Serbisë.

Këta të VV-së po dojnë me dalë ma të zi se ata të PDK-së!

Këta të VV-së ende pa e prekur pragun e qeverisë, kanë filluar takimet “romantike” me zyrtarë të qeverisë së Serbisë.

Por a thua vallë çka do të ndodhë kur VV-ja bëhet zyrtarisht pjesë e qeverisë?

Nuk përjashtohet mundësia që të kemi pamje “+18″.

Po ia rikujtoj këtyre zyrtarëve të VV-së se shumë të rinjë dhe të reja, polic dhe institucione, i kanë sakatosur në protestat e tyre me moton ” Jo negociata me Serbinë”.

E tash po iu servilosen dhe po i ” prekin” zyrtarët e Beogradit.

Shpërndaje në: