Kërcënohet specialisti i kardiologjisë, reagon SHSKUK-ja
Mbrëmë, një specialist i kardiologjisë, B.G u kërcënua në kohën kur ishte duke kryer shërbime për pacientë.
SHSKUK-ja ka dënuar kërcënimin e mbrëmshëm ndaj mjekut kujdestar, duke thënë se këto kërcënime janë të papranueshme, të dënueshme dhe të dëmshme.
“Ato e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e mjekut, por e dëmtojnë edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre përmes faqes së SHKUK-së në Facebook.
ShSKUK kërkon nga organet e drejtësisë të merren me rastin në fjalë dhe ndaj kërcënuesit të ndërmerren masa konform legjislacionit në fuqi.