Kërkohet ndalimi i filmit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë: Prapa tij qëndron Enver Hoxha

Kërkohet ndalimi i filmit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë: Prapa tij qëndron Enver Hoxha

Publicisti i njohur nga Mitrovica e Jugut, Nexhmedin Spahiu, para disa ditësh ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në lidhje me historinë tonë dhe ndikimin që vazhdon nga kinematografia dhe letërsia e vaktit të Enver Hoxhës, shkruan Periskopi.

Ai thotë se duke qenë se komunistët e humbën luftën keq në vitet ’90-’91, “nuk janë të drejtë të flasin më për asnjë fitore dhe nuk kanë të drejtë më ta shkruajnë historinë.”

Spahiu madje krahason komunistët shqiptarë me Hitlerin, duke treguar se në Gjermani është e ndaluar “të madhërohet”. Ai propozon që edhe në Kosovë e Shqipëri të ndalohet me ligj “çdo film, tekst letrar apo tekt historie që është krijuar nën ndikimin e Enver Hoxhës. Sidomos filmi “Nëntori i Dytë”.

Ky është i plotë shkrimi i tij:

Nëse komunistët e fituan luften më 1945 ata e humbën keq më 1990/1991 dhe shkuan në bërllogun e historisë dhe nuk kanë të drejtë të flasin për më për asnjë fitore dhe nuk kanë të drejtë më ta shkruajnë historinë. Nëse në Gjermani është e ndaluar të madhërohet Hitleri dhe cdo kush që e ka përkrahur Hitlerin, edhe në Kosovë e Shqipëri duhet të ndalohet me ligj cdo film, tekst letrar apo tekst historie që është krijuar nën ndikimin e Enver Hoxhës. Sidomos filimi “Nentori i Dytë”. /Periskopi

Shpërndaje në: