Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit që u kap me mbi 250 kilogramë kanabis

Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit që u kap me mbi 250 kilogramë kanabis

Prokuroria Speciale ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, S.J, i cili u kap mbrëmë me një sasi të madhe të narkotikëve.

Të enjten, Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit S.J.

“Sipas kërkesës dyshohet se S.J., kishte për qëllim që të transportonte substanca narkotike në një shtet tjetër”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Gjatë kontrollit të kamionit, të cilin po e drejtonte i dyshuari, është gjetur dhe sekuestruar sasia prej 268.44 kilogramë substancë narkoktike e dyshuar marihuanë, e cila dyshohet se është transportuar nga Republika e Shqipërisë, me destinacion shtetet e Bashkimit Evropian.

Shpërndaje në: