Këshilla për ta ngrohur shtëpinë duke kursyer

Periskopi.com Zoya

Meqë jemi në stinën e vjeshtës, të gjithë duam ta kemi shtëpinë e ngrohur, por natyrisht që kjo kushton.

Pasi shpenzimet zënë një pjesë të mirë të buxhetit familjar, ekzistojnë disa këshilla për ta ngrohur shtëpinë tuaj duke kursyer.

Më poshtë mund t’i lexoni disa këshilla:

Largoni rrobat që i vendosni për tu tharë mbi termo, sepse ato nuk lejojnë daljen e nxehtësisë.

Përveç rrobave, duhet të dini se edhe orenditë shtëpiake pengojnë shpërndarjen e nxehtësisë.

Nëse nuk e keni ditur, ekzistojnë disa letra të veçanta alumini për t’i vendosur pas kaloriferëve, në mënyrë që ta orientoni përhapjen e nxehtësisë në drejtim të shtëpisë e jo nga muret.

Izoloni sa më mirë që është e mundur qoshet të cilat kanë kontakt me mjedisin e jashtëm, përshembull në dritare dhe nën dyer.

Gjatë ditës kur ka diell hapni perdet e dhomës suaj, sepse kjo ndihmon në ruajtjen e ngrohtësisë.

Shpërndaje në: