Këshilltari i Glaukut e shan në fe Gëzim Kelmendin: “Ai kalon lehtë në agonsticizëm e në ateizëm”

Këshilltari i Glaukut e shan në fe Gëzim Kelmendin: “Ai kalon lehtë në agonsticizëm e në ateizëm”

Këshilltari politik i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca me emrin Driton Tali, ka bërë një postim kritikues ndaj Gëzim Kelmendit të Partisë Fjala në vazhdën e sulmeve pas humbjes së zgjedhjeve në Prishtinë.

Driton Tali sulmin e ulët e ka bërë me qëllim që të rrënojë edhe popullaritetin e kryetarit të ri të Prishtinës, z. Përparim Rama.

Shefi i tij, Glauku, e kishte quajtur “Prapakthim Rama”, z. Përparim gjatë fushatës eleketorale.

Por, Tali shkon edhe më tej duke e sulmuar edhe në fe Gëzim Kelmendin e Fjalës.

“Z Kelmendi e ka pasur vështirë me kalu prej selefizimit (dikush i thotë vehabizmit) në neotomanizëm (duke marrë parasysh armiqësinë e kaluar shekullore dhe rivalitetin e tashëm që e kanë), se prej neotomanizmit në laicizëm,  agnostizëm e besa edhe ateizëm e ka shumë më lehtë.” – shkruan z. Tali.

Statusi i plotë:

Kush po thotë që Fjala është parti islamiste?!

E shihni 100% e votuesve të partisë Fjala në ballotazh e kanë votuar z. Përparim Rama.

Z Rama me islamin është sikur …

Z Kelmendi e ka pasur vështirë me kalu prej selefizimit (dikush i thotë vehabizmit) në neotomanizëm (duke marrë parasysh armiqësinë e kaluar shekullore dhe rivalitetin e tashëm që e kanë), se prej neotomanizmit në laicizëm,  agnostizëm e besa edhe ateizëm e ka shumë më lehtë.

Shpërndaje në: