Këshilltari i Konjufcës ia bën avokatin Kurtit: Po e përfaqëson dinjitetshëm Kosovën në SHBA

Këshilltari i Konjufcës ia bën avokatin Kurtit: Po e përfaqëson dinjitetshëm Kosovën në SHBA

Ilir Kërçeli, këshilltar i kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, pas reagimeve të shumta në vend ndaj vizitës së kryeministrit Albin Kurti në SHBA, ka thënë se kryeministri Kurti po e përfaqëson dinjitetshëm potencialin e vendit tonë atje, përcjell Periskopi.

“Diplomacia ekonomike të cilën për herë të parë kaq direkt dhe kaq të qelluar po e zhvillon kryeministri me kabinetin e tij, është ajo qe na ka munguar këto vitet e fundit” ka shkruar Kërçeli.

Sipas tij, vizitat në kompanitë më të njohura në teknologji dhe inovacion të ShBA-së, janë përfaqësimi më i mirë që mund të i bëhet Kosovës

Kujtojmë se kryeministri Kurti ka nisur vizitën në SHBA më 6 maj dhe deri tani nuk ka takuar asnjë zyrtarë të lartë amerikan.

Kurti deri më tani ka vizituar disa biznese amerikane, që merren kryesisht me fushën e teknologjisë./Periskopi/

Shpërndaje në: