Këta janë disa nga yjet botëror që do të performonin në festivalin “Sunny Hill”

Këta janë disa nga yjet botëror që do të performonin në festivalin “Sunny Hill”

Festivali “Sunny Hill”, ka dështuar të mbahet këtë vit në Kosovë, përkatësisht në Prishtinë dhe i njëjti do të mbahet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Më 4, 5, 6 dhe 7 gusht në Tiranë do të mbahet festivali “Sunny Hill”, kjo pasi që dështoi të mbahej në Prishtinë për shkak të vonesave që i shkaktoi Qeveria e Kosovës.

Kosova si vendi i vetëm i izoluar në Ballkanin Perëndimor, ky festival kosovarëve i kishte dhënë mundësinë që të shihnin e dëgjonin yje botërore, por këtë vit nuk do të kenë mundësinë që t’i shohin e dëgjojnë ata.

Faqja zyrtare e festivalit “Sunny Hill”, kishte njoftuar se ndër yjet botërore që do të performonin këtë vit do të ishin Aj Tracey, Diplo, Mahmood, Regard, Kamalnw, Romeo Blanco, Skepta, Burak Yeter si dhe artistët shqiptarë Elvana Gjata, Kida, Ghetto Geasy, Onat dhe Cozman, këta kanë qenë emrat që deri më tani janë konfirmuar nga vetë organizatorët e këtij festivali.

Pas dështimit të mbajtjes së festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, në medie u raportua se mes shumë e shumë yjeve të këtij festivali që kishte ndryshuar në mënyrë rrënjësore jetën kulturore në Prishtinë, ishte edhe grupi i famshëm Coldplay, mbretëresha e popit botëror Madonna dhe të tjerë.

“Sunny Hill” në Kosovë u anulua për shkak se autoritetet e Kosovës kanë dështuar që t’i sigurojnë licencat për mbajtjen e festivalit. Kështu, organizatori Dukagjin Lipa ka konfirmuar se festivali do të mbahet në Tiranë, duke ua nisur edhe një letër krerëve të shtetit, të cilët i ka konsideruar fajtorë për këtë dështim.

Të gjithë personat që kanë blerë bileta, do t’i kenë ato të vlefshme, kurse ata që nuk mund të udhëtojnë për në Tiranë, do të mund që t’i rimbursojnë ato.

Shpërndaje në: