Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në kuadër të Ligës së Kombeve

Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në kuadër të Ligës së Kombeve

Kombëtarja ‘kuqezi’ ka arritur të fitojë kundër Bjellorusisë, duke marrë kështu kreun e grupit në Ligën C, në kuadër të Ligës së Kombeve, transmeton Periskopi.

Përveç që u ngjitën në grupin B, skuadra e Edi Rejës ka fituar edhe një shumë të majme parash – bëhet fjalë për 1.1 milion euro.

Me përballjet që do të nisin në mes vitit 2022-2023 është mësuar edhe ndarja e vazove.

Fillimisht janë Kombëtaret e rëna nga Liga A si Bosnja, Islanda, Suedia dhe Ukraina ose Zvicra, pas shtyrjes së takimit mes këtyre dy Kombëtareve, që mban peng ende fatin e tyre.

Në vazon e dytë gjenden emra të tjerë të fortë si Norvegjia, Skocia, Rusia dhe Finlanda.

Ndërsa sa i përket vazos së tretë janë Kombëtare me të cilat jemi ndeshur në vitet e fundit si Rumania, Israeli, Serbia dhe Irlanda.

Ndërkohë në vazon e fundit të Ligës B janë Armenia, Mali i Zi dhe Sllovenia, me të cilat ne nuk mund të biem në të njëjtin grup pasi i përkasim të njëjtës vazo.

Shpërndaje në: