Këto janë 16 kombëtaret në të cilat kanë luajtur shqiptarët (Lista)

Këto janë 16 kombëtaret në të cilat kanë luajtur shqiptarët (Lista)

Aktualisht po zhvillohet dy ndeshje nga Grupi E, në të cilin kualifikimin tutje thuajse të sigurtë e kanë Brazili dhe Zvicra. Këto dy kombëtare me shumë gjasë do të ndeshen, e para kundër Meksikës dhe e dyta kundër Suedisë.

Ata që impresionuan me formën e tyre të lartë në “Russia 2018” janë katër lojtarët e Zvicrës me origjinë shqiptare: Xhaka, Shaqiri, Xhemaili dhe Behrami, shkruan Periskopi.

Por, përveç këtyre lojtarëve, për Zvicrën paraprakisht kishte luajtur Milaim Rama në vitet 2003 dhe 2004. Pas Ramës, ka vazhduar gjithnjë e më shumë të zgjerohet numri i lojtarëve që luajtën për helvetikët.

Por, shqiptarët janë futur në shumë kombëtare të tjera evropiane. Adrian Kozniku u paraqit për Kroacinë, madje duke u ftuar edhe në Kupën e Botës “Franca ‘98”. Sa i përket kombëtareve tjera ballkanike, një shqiptar ka luajtur edhe për Serbinë. Emri i tij është Igor Dulaj, dhe ai aktualisht bën pjesë në shtabin teknik të skuadrës Shakhtar Donetsk.

Që të mos zgjatemi, bashkë me Shqipërinë dhe Kosovën, shqiptarët kanë përfaqësuar 15 kombëtare të ndryshme deri më tash.

Kjo është lista e plotë:

Zvicra – Rama, Behrami, Shaqiri, Xhemaili, Mehmedi, Xhaka, Albin Ajeti, Pajtim Kasami

Jugosllavia – Fadil Vokrri

Kroacia – Arijan Ademi, Adrian Kozniku

Serbia – Igor Duljaj

Greqi – Sotir Nini

Maqedoni – Enis Bardhi, Ferhan Hasani, Agim Ibraimi dhe disa të tjerë

Gjermani – Shkodran Mustafi

Austria – Ronald Grcaliu

Mal i Zi – Fatos Beqiraj

Norvegjia – Veton Berisha, Valon Berisha

Danimarka – Riza Durmishi

Suedia – Emir Bajrami

Finlanda – Përparim Hetemaj, Shefki Kuqi, Nijazi Kuqi. /Periskopi/

Shpërndaje në: