Këto janë fjalët e Pochettinos pas shkarkimit nga Tottenhami

Këto janë fjalët e Pochettinos pas shkarkimit nga Tottenhami

Ish-trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino ka pranuar se dëshiron të rikthehet në kampionatin spanjoll.

Dje Pochettino u shkarkua nga posti i Spurs për shkak të rezultateve të dobëta dhe trajneri i ardhshëm i klubit anglez u emërua Jose Mourinho.

Tekniku argjentinas ka thënë se i pëlqen La Liga dhe dëshiron ta provojë edhe një herë sfidën e vështirë, transmeton KosovaPress.

“Jam latin, e dua qytetin, La Liga-n dhe Espanyol. U kënaqa në Angli, por nuk e di se kur dhe ku do të transferohem, por më pëlqen të rikthehem në Spanjë”, deklaroi ai.

Pochettino më herët ka qenë në krye të Espanyol para se të transferohej në Angli te Southampton.

Shpërndaje në: