Këto lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

Këto lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

Konsumatorët e lagjes Dardania, Lakrishte dhe një pjesë e lagjes Kalabria në Prishtinë do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm sonte nga ora 20:00.

Sipas KRU “Prishtina”, arsyeja e ndërprerjes së furnizimit ndërlidhet me detektimin e një rrjedhje uji nga gypi DN 200 mm.

“Për ta kryer sanimin e defektit, së pari është i domosdoshëm detektimi ngase operatorë të tjerë kanë vendosë gypa mbi gypat e ujit, andaj nevojitet identifikimi i sakt i rrjedhjes.

Se sa do zgjasë ky proces varet nga ndërlikueshmëria e rastit, por besojmë që afërsisht mund të zgjasë 3 deri në 4 orë” thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: