Këto takime interesante na presin në javën e parë të Superligës në basketboll

Këto takime interesante na presin në javën e parë të Superligës në basketboll

Xhiroja e parë e Art Motion Superligës vazhdon me ndeshje mjaft interesante. Sonte (e mërkurë) do të sfidohen Trepça me Golden Eagle Yllin, një përballje që pritet e paparashikueshme.

Këto dy skuadra u takuan edhe në gjysmëfinale të Superkupës, ku fituan mitrovicasit. Të dy skuadrat do të tentojnë të nisin Kampionatin me fitore, në një edicion interesant që pritet të jetë i barabartë, ashtu si edicionin e kaluar.

Prizreni 16, që fitoi Superkupën do të përballet me Rahovecin. Prizrenasit edicionin e kaluar garat e rregullta i përfunduan në pozitë e parë dhe këtë sukses do të mundohen të realizojnë edhe këtë vit, kurse Vreshtarët hynë me synime të mëdha, pasi nuk arritën të fitojnë trofe edicionin e kaluar.

Xhiroja e parë përmbyllet me ndeshjen Peja-Bashkimi, që zhvillohet të enjten, kurse Sigal Prishtina të martën mundi bindshëm Dritën 124-56.

XHIROJA I
Drita – Sigal Prishtina 56-124

E mërkurë

17:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

19:00 Prizreni 16 – Rahoveci

E enjte

19:00 Peja – Bashkimi

 

Shpërndaje në: