Ketri i uritur ha picën që familja kishte porositur për drekë

Periskopi.com Fun

Një ketër është filmuar nga kamerat e sigurisë të një shtëpie duke marrë dy feta të mëdha pice nga kutia në New Jersey.

Një familje kishin porositur picë dhe shpërndarësi ia ka lënë porosinë në verandën e shtëpisë dhe ka ikur. Kur gruaja e familjes kishte dalë për të marrë porosinë, u habit kur pa ketrin që po i hante picën.

Gruaja ka treguar se familja e saj është karantinuar prej disa muajsh dhe kishte dashur të bënte një pushim nga gatimi dhe porositën pica.

“Shërndarësi i picave e la porosinë në verandë dhe u largua për shkak të pandemisë. Pas disa minutash dola për ta marrë dhe pashë një ketër që kishte nxjerrë nga kutia dy feta picë. Sa më pa mua ai nisi të vraponte. Unë bërtita dhe i thashë burrit tim, ketri na i hëngri picën. Për një moment ai mendoi se unë isha e çmendur derisa pamë videon e marrë nga kamerat”, është shprehur gruaja.

Kjo ngjarje është filmuar në 17 korrik.

Shpërndaje në: