KFOR-i deklarohet pas rrëmbimit të serbit: Situata është e qetë

KFOR-i deklarohet pas rrëmbimit të serbit: Situata është e qetë

KFOR është përgjigjur në lidhje me komunikatën e Policisë së Kosovës se një serb i Kosovës është plagosur dhe rrëmbyer nga xhandarmeria serbe. Sipas KFOR-it, policia ka nisur hetime dhe se janë në kontakt.

KFOR-i në një përgjigje për mediat, tha se situata në kufi është e qetë, derisa bëri të ditur se është në dijeni mbi rastin.

Po ashtu misioni i NATO-s në Kosovë shtoi se Policia e Kosovës ka nisur hetimet dhe është në kontakt të ngushtë me KFOR-in.

“Policia e Kosovës (PK) ka nisur një hetim dhe mbetet në kontakt të ngushtë për këtë qëllim me disa subjekte, përfshirë KFOR-in. PK-ja ka koordinuar aktivitetin e saj përkatës në anën e Kosovës të Vijës Kufitare Administrative me KFOR-in”, thuhet në përgjigjen e tyre./Periskopi/

“Të maskuar, e plagosën dhe e rrëmbyen” – Si veproi xhandarmëria serbe brenda territorit?

Avokati zbulon identitetin e serbit që u plagos dhe u rrëmbye në Leposaviq, pyet Vuçiqin: A menduat se kjo do të fshihej?

Xhandarmëria serbe e shkel kufirin dhe rrëmben shtetasin e Kosovës: Policia e njofton KFOR

Rrëmbimi i serbit, Osmani kërkon ndihmë nga “bota”, por nuk kërkon llogari nga Kurti për siguri në Veri

Rrëmbimi i serbit, Osmani kërkon ndihmë nga “bota”, por nuk kërkon llogari nga Kurti për siguri në Veri

Shpërndaje në: