Kienzler: Parkimi i veturës së EULEX-it tregon se si e trajtojnë ndërkombëtarët Kosovën

Kienzler: Parkimi i veturës së EULEX-it tregon se si e trajtojnë ndërkombëtarët Kosovën

Drejtoresha e Qendrës britanike për Shoqëri dhe Shëndet Mendor, Hanna Kienzler, vlerëson se parkimi i pavend i veturës së misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, tregon se si e ka trajtuar komuniteti ndërkombëtar Kosovën që prej luftës, 

Kienzler, e cila si antropologe me interes të gjatë në fushën e shëndetit global, pyeti në Twitter se pse u bë kaq bujë për parkimin e pavend të veturës së EULEX-it. Sipas saj, Kosova për ndërkombëtarët është vetëm laborator eksperimental, raporton Express.

“Pse u bë bujë rreth një parkimi të gabuar të veturës së EULEX-it? Kërkimfalja e EULEX-it për sjelljen nuk ka kuptim. Nuk është absolutisht sjellje individuale – situata simbolizon mënyrën se si komuniteti ndërkombëtar e ka trajtuar Kosovën që nga lufta: një laborator eksperimental ku bëhet çdo gjë”, ka shkruar ajo.

Shpërndaje në: