Kim Jong-un paralajmëron Shetet e Bashkuara të Amerikës se do t’i bëj hi (Foto)
Koreja e Veriut ka paralajmëruar se “do t’i bëj hi Shtetet e Bashkuara të Amerikës” nëse Donald Trump tenton të ndalojë ambiciet nukleare të Koresë së Veriut.
Agjencia shtetërore e lajmeve “Minju Choson” ka raportuar se përballja ushtarake do të ishte fatale për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vetëshkatërrim.

Koreja e Veriut ditë më parë kishte lansuar raketën balistiken që sipas tyre mund të arrijë Amerikën perëndimore, transmeton Periskopi.
Ky lansim ishte testi i radhës nga shteti aziatik.

Shteti komunist raketën balistike e lansoi më 4 korrik si ‘një dhuratë për idiotët amerikanë’.
Javën e kaluar ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara ka thënë se Washingtoni është i gatshëm të përdorë çdo mjet për ta mbrojtur vendin.

Diplomati amerikan nuk e refuzoi përdorimin e forcës ushtarake nëse është e nevojshme.
Presidenti amerikan tashmë është duke bërë fushatë globale kundër Koresë së Veriut, ndërsa javën e kaluar ai i kishte kërkuar Kinës që t’i bënte presion për programin nuklear të Koresë së Veriut. /Periskopi/








