Kjo është arsyeja unike pse mbrëmë Zlatan Ibrahimovic pati fytyrën me bojë
Sulmuesi i rossonerëve, Zlatan Ibrahimovic, i cili shkëlqeu mbrëmë më Milanin është një ndër yjet e Serie A që vuri bojë të kuqë në fytyrë, gjest ky që u bë në kuadër të fushatës për ta rritur ndërgjegjësimin për dhunën në familje ndaj grave, transmeton Periskopi.
Motoja e fushatës është “t’i jepni dhunës kartonin e kuq”.
Para ndeshjeve, disa lojtarë të tillë si qendërmbrojtësi i Juventusit, Matthijs De Ligt dhe mesfushori i Lazios, Luis Alberto postuan fotografi të tyre dhe pjesëve të tjera të dyja me shenjën e kuqe – të kompletuara me hashtagun ‘UnRossoAllaViolenza’.
Kujtojmë se, ekipi i Milanit këtë sezon është duke shkëlqyer në Serie A, të cilët madje janë edhe në krye të tabelës. /Periskopi



