Kjo është e ardhmja e Vedat Muriqit

Kjo është e ardhmja e Vedat Muriqit

Reprezentuesi kosovar, Vedat Muriqi, është duke kaluar në formën e karrierës në këtë sezon në kampionatin turk, me skuadren e Rizespor.

Paraqitjet e tij briliante javë pas jave, ka bërë që gjiganti turk, Fenerbahce të shpreh interesim për shërbimet e tij.

Megjithatë gazeta turke Fanatik, ka raportuar që Muriqi ka nënshkruar me skuadrën aktuale Rizespor për dy vite tjera.

Në këtë mënyrë Muriqi do të mbetet te kjo skuadër deri në qershor të vitit 2022.

Këtë edicion në Superligën turke, 24 vjeçaru ka shënuar 11 gola në 26 ndeshje.

Muriqi po ashtu është një nga futbollistët kyç të përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes.

Shpërndaje në: