Kjo është gjendja sot në Merdare (Foto)

Kjo është gjendja sot në Merdare (Foto)

 

Mbrëmë mërgimtarët që donin të hynin në Kosovë përmes pikës kufitare në Mërdare, duhej të prisnin deri në 3-4 orë.

Kjo pasi që kolona e krijuar nga veturat e shymta në hyrje kishte arritur në një kilometër, shkruan Indeksonline.

Por sot situata është më ndryshe. Sipas informative të orës 09:05 nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në Mërdare kolona në hyrje është 40 metra, kurse në dalje 5-10.

Për të kaluar kufirin, qytetarëve u duhet të presin 10 deri në 15 minuta.

Situatë e qetë është edhe në Vërmicë, ku ka kolonë 20 deri në 30 metra, kurse pritja është deri në 5 minuta.

Shpërndaje në: