Kjo s’duhej të ndodhte: Donika Gërvalla s’e di që Lituania është anëtare e BE-së dhe Natos

Kjo s’duhej të ndodhte: Donika Gërvalla s’e di që Lituania është anëtare e BE-së dhe Natos

Një postim i bërë nga Donika Gërvalla Schwarz duket se ka kaluar i pavërejtur nga gazetarët [përfshirë edhe ne] mbi Lituaninë pas takimit të saj me presidentin lituan. 

Analisti Shkodran Ramadani zbulon një huqje tjetër të Donikas që si duket nuk e kupton që Lituania është  vend anëtar i Natos dhe i BE-së tash e dy dekada.

“Jemi mirënjohës e krenarë që ta quajmë Lituaninë aleat të vërtetë të Kosovës në rrugën e përbashkët drejt integrimit tonë Euro-Atlantik,” ka shkruar znj. Gërvalla, përcjell Periskopi.

Ramadani është tallur me Gërvallën duke thënë që është Lituania në fakt që ka gabuar kur u anëtarësua në Nato e në Be qysh në vitin 2004.

Statusi i plotë:

Shpërndaje në: