Klinaku: Nasimit ia morën kompjuterin dhe u kam thënë, aty mund të gjeni vetëm këngë patriotike

Klinaku: Nasimit ia morën kompjuterin dhe u kam thënë, aty mund të gjeni vetëm këngë patriotike

Faton Klinaku nga OVL-UCK, tha se nuk dihet se kush i arrestoi Gucatin e Haradinajn sepse nuk kanë paraqitur asnjë document.

Sic thotë ai nuk kanë paraqitur asnjë document për arrestim, ai thotë se nuk e  di cfarë policë kanë qenë aty.

Klinaku tregon se njëra nga udhëheqëset ka folur në gjuhën gjermane, përcjell Periskopi

“Aty nuk dihet as kush ka ardhur,as nuk kanë paaraqitur kurrfarë dokumenti për arrestim, vetmë kanë kindapuar. Nuk kemi pasur kontakt me ta nga organizata. Aty kam dëgjuar gjuhë të ndryshme, një udhëheqëse ka qenë një që fliste gjuhën gjermane”, tha Klinaku në një emission

Klinaku po ashtu ka treguar se cka u morë në zyret e tyre.

“Nasimit ja morën kompjuterin dhe ju kam thënë aty mund të gjeni vetëm këngë patriotike asgjë më shumë, tek unë kanë marru shtëpizën edhe ju kam bërë me dije që unë kam shumë gjëra sepse jam sekretar”, tha ai/Periskopi

Shpërndaje në: