Klubi më liberal i seksit, tronditet nga bakteriet

Klubi më liberal i seksit, tronditet nga bakteriet

Klubi i natës KitKatClub në Berlin ku njerëzit bëjnë seks, vallëzojnë dhe argëtohen është goditur nga bakteriet vdekjeprurëse.

Ky klub ka një politikë që nxit haptazi aktet seksuale përmes vallëzimit dhe është i njohur për atmosferën e tij ‘të papenguar’ seksuale.

Por, së fundmi autoritetet gjermani u kanë bërë thirrje vizitorëve të konsultohen me mjekët pasi  shëndeti i tyre po kanoset nga një rrezik që mund të qojë në vdekje,

Një nga udhëheqësit e KitKatClub u dërgua në spital pasi dyshohej për kontraktimin e meningjitit bakterial.

Autoritetet në kryeqytetin gjerman u njoftuan për incidentin këtë javë nga pronarët e klubit dhe lëshuan një alarm, duke u kërkuar atyre që morën pjesë në klub të kontrollohen urgjentisht te mjeku.

Stafi tashmë i është nënshtruar testeve dhe u është ofruar një recetë antibiotikësh si një masë parandaluese.

Shpërndaje në: