Koeman e bën edhe këtë, tregon pse është më i rrezikshëm Luuk de Jong sesa Neymar

Koeman e bën edhe këtë, tregon pse është më i rrezikshëm Luuk de Jong sesa Neymar

Ronald Koeman ka gjetur kohë të bëjë edhe krahasime mes Luuk de Jong dhe Neymar.

De Jong ishte një nga transferimet më të papritura të sezonit. Lojtari u transferua nga Sevilla te Barcelona në ditën e fundit të merkatos.

Koeman ka thënë se holandezi është një lojtar shumë i rrezikshëm, madje në krosime më i rrezikshëm sesa Neymar.

“Kur një krosim vjen drejt zonës, Luuk është më i rrezikshëm sesa Neymar”, ka thënë Koeman për ‘NOS’, transmeton Periskopi.

“Ai është një lloj tjetër sulmuesi që kemi, dhe mendoj se të gjitha skuadrat do të donin ta kishin atë”, shtoi trajneri holandez.

Tifozët e Barcelonës nuk e pritën me aq gëzim transferimin e De Jong. Tani, lojtari dhe  trajneri duhet të bëjnë maksimumin për t’iu vërtetuar të kundërtën tifozëve. /Periskopi/

Shpërndaje në: