Koeman thotë se nuk do të drejtojë kurrë më klube: E bëra ëndrrën realitet duke qenë trajner i Barcelonës

Periskopi.com Sporti

Ronald Koeman u largua muaj më parë nga pozita e trajnerit të Barcelonës. Në fakt klubi katalunas e shkarkoi teknikun holandez pas rezultateve shumë të dobëta, duke bërë që Barcelona të qëndronte në pozitën e nëntë në tabelë.

Por për ta drejtuar Barcelonën për Koeman ka qenë një ëndërr e bërë realitet, pasi tulipani në Camp Nou ka luajtur edhe si futbollist.

59-vjeçari qëndroi për 14 muaj në Camp Nou duke drejtuar katalunasit në 67 ndeshje zyrtare.

Ai ka thënë se më nuk do të drejtojë asnjë klub në karrierën e tij pasi ka bërë ëndrrën realitet duke qenë trajner i Barcelonës.

“Nuk ishte një fund i lumtur, natyrisht, por nuk dua të flas për këtë. Unë e realizova një nga ëndrrat e jetës,të isha trajner i Barcelonës”.

“Nuk do të më shihni më kurrë në bankën e ndonjë klubi tjetër, vetëm kombëtaren e vendit tim”, u shpreh trajneri holandez.

Kujtojmë që Koeman do ta marrë drejtimin e Kombëtares së Holandës nga 1 janari i vitit 2023