Kombëtarja me emrin Kapi i Gjelbër fiton ndeshjen hapëse të Kupës së Afrikës

Periskopi.com Sporti

Kapi i Gjelbër (Cape Verde) ka triumfuar në udhëtim te Etiopia, në kuadër të xhiros së parë për Kupën e Afrikës.

 

Mysafirët triumfuan me rezultat minimal 0 – 1.

Gjithçka nisi në mënyrën më të keqe për Etiopinë që mbeten me 10 lojtarë në fushë pasi Bayeh u ndëshkua me të kuq, pas një ndërhyrje shumë të rrezikshme (12′).

Kësisoj, me 10 lojtarë në fushë, gjërat u lehtësuan për mysafirët që gjetën golin përmes Tavares që u asistua nga Rodrigues (45+1).

Kapi i Gjelbër dominoi plotësisht dhe kishin edhe disa raste tjera të mira shënimi, por nuk i finalizuan.

Me këtë fitore, Kapi i Gjelbër renditët në pozitën e dytë me tre pikë, aq sa ka edhe Kameruni, kurse Etiopia qëndron në fund pa pikë.