Kombëtarja tulipane fiton me përmbysje ndaj polakëve
Në kuadër të grupit B, Kombëtarja Holandeze ka arritur të realizojë fitore duke përmbysur rezultatin e nikoqirëve polakë nga 1:0 në 1:2, transmeton Periskopi.
Ishin vendasit ata që shënuan të parët golin e avantazhit, ku rrjetën e gjeti mesfushori, Jozëiak, për t’i takuar pastaj e gjithë ‘shfaqja’ mysafirëve tulipanë.
Golin e barazimit e shënoi nga penalltia sulmuesi, Memphis Deepay, kurse golin e dytë, atë të fitores e shënoi mesfushori i Liverpoolit, Wijnaldum.



