Komisioneri i BE-së kërkon që Kosova dhe shtetet tjera të futen në Ballkanin e Hapur

Komisioneri i BE-së kërkon që Kosova dhe shtetet tjera të futen në Ballkanin e Hapur

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, vlerëson se ‘Open Ballkan’ është rruga e vetme e bashkëpunimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në atë që duket si goditja e radhës ndaj Qeverisë Kurti.

“Ne kemi insistuar për një treg të përbashkët. Ne duam që të gjitha vendet e Ballkanit të jenë pjesë e saj dhe nën ombrellën e BE-së. 6 vendet e Ballkanit perëndimor t’i kthehen tregut të përbashkët rajonal”.

“Duam që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Ballkanit të Hapur. Ajo që ne duam është një lëvizje me karta identiteti, lehtësira për studentët dhe për tregtinë e lirë, por kjo gjë duhet të përfshijë të gjithë rajonin I bëj thirrje të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ti kthehen bashkëpunimit, kemi nevojë që të gjashtë vendet të jenë pjesë e Open Ballkan”, tha Varhelyi në fjalën e tij.

Varhelyi foli edhe për liberalizimin e vizave për Kosovës.

“Ne kemi bërë propozimin tonë , por vendet e BE-së nuk po marrin vendimin. Ne po përfshijmë këdo. Nuk do të ketë mbyllje të konflikte pa u zgjidhur të gjitha. Tensionet Kosovë-Serbi? Kjo vjen me hapa që do të ndërmerren për sigurinë. Kjo bëhet edhe mes tregut të përbashkët rajonal. Nuk mund të jetë gjithmonë e njëjta luftë” tha Varhelyi.

Shpërndaje në: