Komisioni Evropian: Greqia po përparon
Komisioni Evropian tha sot se Greqia ka bërë përparim të mjaftueshëm në aspektin e balancimit të buxhetit të saj.
Për këtë arsye Komisioni Evropian rekomandoi përfundimin e procedurës disciplinore kundër Greqisë për shkak të deficitit të tepruar, pas përmirësimit të pozitës fiskale të Athinës zyrtare, shkruan Reuters, transmeton Periskopi.



