Komuna e Klinës ndan 60 mijë euro për rregullimin e varrezave

Komuna e Klinës ndan 60 mijë euro për rregullimin e varrezave

60 mijë euro për varreza. 

Kjo është shuma që së fundi Kuvendi Komunal i Klinës ka vendosur të ndaj, shkruan Periskopi.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në të njëjtin njoftim thuhet se për kontratën me titull “RREGULLIMI I VORRESVE TE QYTEIT”  fillimisht ishte parashikuar të shpenzohej vlera prej 60 mijë euro.

E, pas hapjes së ofertës kishte aplikuar katër kompani tri prej të cilave janë cilësuar si të përgjegjshme.

Kompanitë kishin ofruar çmime prej 59 mijë e 595 euro deri 71 mijë e 864 euro ndërsa fituese kishte dal kompania që kishte ofruar çmimin më të ulët.

“ N.P.T. “Bamirs” nga Suhareka që ka fituar këtë tender kishte ofruar çmimin prej 59 mijë e 595,05  euro./Periskopi/

 

Shpërndaje në: