Komuna e Suharekës i bën ftesë ‘Sunny Hill Festival’: Ju mirëpresim, pa bllokada po me përkrahje

Komuna e Suharekës, e ka ftuar ‘Sunny Hill Festiva’, që të mbahet në këtë qytet, ku nga zyrtarët e saj është thënë qe e mirëpresin këtë festival, pa bllokada dhe me përkrahje të komunës dhe qytetarëve.
Pas anulimit të ‘Sunny Hill Festival’, në Prishtinë, drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Lorika Gashi, ka ftuar ‘Sunny Hill Festival’ që të shkojë në Suharekë.
Ajo ka thënë se e mirëpresin Festivalin, pa bllokada po me përkrahje të komunës dhe qytetarëve.
“Hajdeni në Suharekë. Ju mirëpresim, pa bllokada po me përkrahje të komunës dhe qytetarëve. Sunny Hill Festival; Dua Lipa; Dukagjin Lipa”, ka shkruar Gashi.
Kujtojmë që Dukagjin Lipa njoftoi sot se zvarritja e Qeverisë në dhënien e lejeve ishte shkaktari kryesor për anulimin e festivalit, ndërsa tash ai do të zhvendoset në Tiranë.
Për mbajtjen e këtij festivali në Tiranë, ka reaguar edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Rama me anë të një postimi në Facebook ka thënë se ky është një lajm i mirë dhe se sipas tij Dua Lipa dhe të ftuarit e saj “do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre”.
“S’ka si Tirona”, ka shkruar ai.