Konfirmohet vrasja e ish-ushtarit të UÇK-së në Drenas

Konfirmohet vrasja e ish-ushtarit të UÇK-së në Drenas

Koha Ditore dje kishte raportuar për një vrasje të dyshuar të personit me iniciale B.C, ish-ushtar i UÇK-së, në fshatin Korreticë e Lartë të Drenasit, ndërsa sot Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e tij.

“Mbrëmë rreth orës 18:15, kemi pranuar informacionin se në fshatin Korreticë e lartë në Drenas, saktësisht në afërsi të shkollës gjendet një person i shtrirë. Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi mjekësor, të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Shpërndaje në: