Kongresi amerikan: Arrihet marrëveshje për sanksionet kundër Rusisë
Përfaqësuesit republikanë dhe demokratët në Kongresin Amerikan kanë njoftuar se kanë arritur një marrëveshje mbi një paketë të gjerë të sanksioneve kundër Rusisë, me të cilat ndëshkohet Moska për ndërhyrjen në të cilën dyshohet se e ka bërë në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në Shtetet e Bashkuara dhe për “agresionin” ushtarak rus në Ukrainë dhe Siri, transmeton Periskopi.
Kongresmeni demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve, Steni Hoyes nga Maryland tha se kanë rënë dakord në të gjitha çështjet që lidhen me ligjin./Periskopi/



