Konjufca: Ky mëngjes na tronditi me lajmin e hidhur për tragjedinë e ndodhur në Bullgari

Konjufca: Ky mëngjes na tronditi me lajmin e hidhur për tragjedinë e ndodhur në Bullgari

Edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca ka reaguar për aksidentin tragjik që ndodhi në Bullgari ku humbën jetën 46 qytetarë, kryesisht nga Maqedonia e Veriut.

Konjufca ka thënë se lajmi për tragjedinë ishte tronditës.

Me ç’rast ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, dhe shërim të shpejtë të të lënduarve.

“Ky mëngjes na tronditi me lajmin e hidhur për tragjedinë e ndodhur në Bullgari. 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut njoftohet se kanë humbur jetën në autobusin që po kthehej nga Turqia. Ngushëllime familjarëve të viktimave, bashkëndjejmë dhe jemi me ta në këtë tragjedi, si dhe lutemi për shërimin sa më shpejtë të të lënduarve”, ka shkruar Konjufca.

Për aksidentin ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.

Të dy këta kanë ofruar mbështetje për Maqedoninë e Veriut.

Shpërndaje në: