Konjufca pas kthimit nga Haga: Të gjithë janë mirë me shëndet, të fortë e me vullnet, por kanë një shqetësim

Konjufca pas kthimit nga Haga: Të gjithë janë mirë me shëndet, të fortë e me vullnet, por kanë një shqetësim

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka folur për vizitën e tij në Hagë, raporton Periskopi.

‘’Të gjithë i pashë janë mirë me shëndet, të fortë, me vullnet dhe shumë të qëndrueshëm. Shqetësimi i tyre është që pretendohet për disa shkelje që po bëhen edhe nëpër proceura për të cilat absolutisht nuk po ka kurrfar mekanizmi të ankesës dhe i cili i shqyrton. Kjo gjykatë nuk është në kontrollin e askujt.’’, tha ai para mediave.

‘’Ata janë të pakënaqur siç është krejt populli i Kosovës sepse aktakuza lë hapësirë për inkriminimin e UÇK’së si të tillë.’’, shtoi ai.

Ajo gjykatë është qaq e varur sa nuk m’u duk fare e Kosovës që është.’

Kjo është sfidë e e popullit të Kosovës dhe duhet të jemi bashkë./PERISKOPI/

Shpërndaje në: