Konjufca për LGBTI: Në shtete tjera çdo javë ka sulme, bile në do parlamente ka gjuhë hala më homofobike se te ne

Konjufca për LGBTI: Në shtete tjera çdo javë ka sulme, bile në do parlamente ka gjuhë hala më homofobike se te ne

Kryeparlamentari Glauk Konjufca është pyetur për Kodin Civil me fjalorin që u patë përdorur na deputetët e VV’së ndaj komunitetit LGBTI, transmeton Periskopi.

‘’Pak me dal  edhe me shpreh identitetin tënd ka pasë shtete që ndodhin sulme çdo javë, sulm homofobik. Në aspektin e kuptimin, shoqëria qysh funksionon, janë natyrale të mishërume brenda mentalitetit tonë se jemi gogja më tolerant se sa do shoqëri tjera. Janë shtete të BE’së. Grupet që janë të organizume janë më të fuqishme se në Kosovë. Bile edhe në Parlament kam dëgju fjalor hala më homofobik se sa në Kosovë. Por ato janë të drejta të njeriut, sepse duhet të kalojmë në një standard tjetër. ‘’, tha ai në ATV.

‘’Mendimi jonë s’është cështje e lirë sikur me zgjedh farë çokollade do të hamë. Vijë e fuqishme e demarkacionit në çfarë shoqërie duam të jetojmë. A po duam të ndërtojmë në Kosovën në të cilën shprehja e identitetit seksual mbrohet nga mekanizmat shtetërorë.’’/PERISKOPI/

Shpërndaje në: