Koresë së Jugut s’i dhezi forja me numra, ky është plani ‘fantastik’ për ndeshjen me Meksikën

Koresë së Jugut s’i dhezi forja me numra, ky është plani ‘fantastik’ për ndeshjen me Meksikën

Në një Botëror që në ndeshjet e para ka treguar se është shumë i ekuilibruar, një informacion sado i vogël për kundërshtarin të jep përparësi.

Dhe këtu hyjnë në punë rrjeti i spiunazhit, të cilin çdo skuadër përpiqet ta shfrytëzojë maksimalisht. Nuk bën përjashtim as Koreja e Jugut, e cila ndeshjen e parë në grup e humbi me Suedinë. Aziatikët e kanë arkivuar këtë rezultat dhe e gjithë vëmendja tani është përqendruar te ndeshja e radhës, ajo kundër Meksikës ditën e shtunë.

Një grup gazetarësh koreanë kanë tentuar të spiunojnë stërvitjen me dyer të mbyllura të amerikano-qendrorëve. Siguria pranë ekipit trikolor zbuloi se ata po përpiqeshin që të regjistronin stërvitjen private të skuadrës së Osorios, 15 minuta pasi përfundoi leja e FIFA-s për gazetarët. Si arritën që ta shmangnin sigurinë? Pas përfundimit të kohës së stërvitjes me dyer të hapura, ata u ulën në kafenenë përballë qendrës stërvitore.

Me të pikasur koreanët që ishin duke studiuar çdo detaj të stërvitjes së kundërshtarit pa konsumuar asnjë pije, stafi i sigurisë shkoi dhe i largoi ata nga zona e ndaluar. Por, gazetarët e kuptuan që ishin zbuluar dhe u larguan nxitimthi përpara se siguria t’i shoqëronte. Pak ditë më parë, trajneri i Koresë u ndryshoi numrat lojtarëve në stërvitje, pikërisht që rivalët mos t’i njihnin.

Shpërndaje në: