Korniza e re në dialog me Serbinë: Deputeti i VV-së e quan ‘transparencë’ heshtjen totale të Qeverisë

Korniza e re në dialog me Serbinë: Deputeti i VV-së e quan ‘transparencë’ heshtjen totale të Qeverisë

Fundjavën që lamë pas, në media doli një kronikë që flet për kornizën e marrëveshjes me Serbinë, e cila siç u tha – duhet të nënshkruhet deri në vitin 2023. Ky tekst, u publikua pas një takimi të paparalajmëruar të kryeministrit Kurti me kryeministri Edi Rama në Tiranë. Lidhur me këtë takim, kryeministri Kurti do […]

Fundjavën që lamë pas, në media doli një kronikë që flet për kornizën e marrëveshjes me Serbinë, e cila siç u tha – duhet të nënshkruhet deri në vitin 2023.

Ky tekst, u publikua pas një takimi të paparalajmëruar të kryeministrit Kurti me kryeministri Edi Rama në Tiranë. Lidhur me këtë takim, kryeministri Kurti do të deklaronte të nesërmen në Prishtinë se veç tjerash ‘u diskutua edhe për situatën politike në Shqipëri dhe në Kosovë’.

Duket se temë diskutimi, mund të ketë qenë edhe ky dokument që publioi media dhe marrë parasysh edhe faktin se në atë takim, nga kabineti qeveritar, ishte edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, njëherit numri dy për dialog me Serbinë pas Kurtit.

Derisa Qeveria mbetet e mbyllur lidhur me temën e dialogut dhe askush asgjë nuk di, deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, po e sheh Qeverinë tejet transaprente në këtë pikë.

“Për këto çështje ju sugjeroj t’i drejtoheni Qeverisë me pyetje konkrete dhe specifike. Në Kuvendin e Kosovës nuk ka pasë ndonjë diskutim lidhur me dialogun por ne vazhdojmë të qëndrojmë në atë që marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të jetë ligjërisht e obligueshme me njohje në qendër. Ky është principi mbi të cilin duhet të zhvillohet dialogu. Transparenca ka qenë jashtëzakonisht e madhe, madje kryeministri ka takuar edhe përfaqësuesit e partive opozitare lidhur me dialogun, ka diskutime në Kuvend, Qeveria gjithmonë ka qenë e gatshme për të diskutuar e për t’u përgjigjur.  Unë mendoj që transparenca është e plotë, gatishmëria për t’i ndarë pikëpamjet e informacionet me deputetë”, tha Rrustemi sot para mediave, përcjell Periskopi.

Sipas ‘kornizës së re’ për dialogun, që e publikoi Albanian Post, në vitin 2023 duhet të nënshkruhet marrëveshja e dytë për normalizim të marrëdhënieve, pas asaj të vitit 2013, me të cilën Serbia faktikisht e pranon realitetin e Kosovës shtet të pavarur, por nuk e njeh formalisht. Në një fazë të mëvonshme, hipotetikisht pas 10 vitesh, atëherë kur BE-ja është e gatshme të zgjerohet dhe ta përfshijë Ballkanin perëndimor, arrihet marrëveshja për njohje të ndërsjellë, si parakusht i të dy shteteve për anëtarësim në BE./Periskopi

Të ngjashme
“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

50-vjeçari nga Drenasi humb jetën pas kontaktit me rrymën, QKUK jep detaje

50-vjeçari nga Drenasi humb jetën pas kontaktit me rrymën, QKUK jep detaje

Tensione politike dhe incidente sigurie në ndeshjen Iran – Belgjikë në Botërorin 2026

Tensione politike dhe incidente sigurie në ndeshjen Iran – Belgjikë në Botërorin 2026

Shtatë të vdekur nga të shtënat në Çikago – Trump bën thirrje për ndërhyrje ushtarake

Shtatë të vdekur nga të shtënat në Çikago – Trump bën thirrje për ndërhyrje ushtarake

Zhdukja e 5 vjeçarit kosovar në Zvicër, policia e Aargaut jep detaje

Zhdukja e 5 vjeçarit kosovar në Zvicër, policia e Aargaut jep detaje

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve reagon ndaj KPM-së që gjobiti mediat në Kosovë: Kjo është formë censure

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve reagon ndaj KPM-së që gjobiti mediat në Kosovë: Kjo është formë censure

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, këto janë temat e diskutimit gjatë takimit me Macronin

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, këto janë temat e diskutimit gjatë takimit me Macronin

Aksident në Berat, motori përplas turistin holandez në vijat e bardha

Aksident në Berat, motori përplas turistin holandez në vijat e bardha

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një shqiptari, kapet me kokainë në Vërmicë

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një shqiptari, kapet me kokainë në Vërmicë

Specialja i vazhdon ‘reflektimet’: Kemi lejuar vizita të të paraburgosurve në Kosovë për arsye humanitare, Thaçi ishte 4 herë

Specialja i vazhdon ‘reflektimet’: Kemi lejuar vizita të të paraburgosurve në Kosovë për arsye humanitare, Thaçi ishte 4 herë

Përfundon seanca në Apel për Endrit Nikën, pritet vendimi

Përfundon seanca në Apel për Endrit Nikën, pritet vendimi