Koronavirusi në Shqipëri, shërohen 15 persona në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, shërohen 15 persona në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar në mesnatë se 15 persona janë shëruar në 24 orët e fundit nga koronavirusi duke e çuar në 131 numrin total të të shëruarve.

Deri tani në Shqipëri nga koronavirusi janë prekur 377 persona nga të cilët 22 kanë ndërruar jetë, shkruan A2 CNN.

Një ditë më parë pësoi rënie edhe numri i personave të rinj të prekur – të cilët ishin 16 krahasuar me 28 të së dielës.

Shpërndaje në: