Korrupsioni dhe krimi në Kosovë, pengesë për sukseset e projekteve të BE-së

Korrupsioni dhe krimi në Kosovë, pengesë për sukseset e projekteve të BE-së

Komisioni Evropian kryesisht në mënyrë të duhur ka menaxhuar financimin e projekteve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor, ku janë vendet kandidate dhe kandidatët potencialë, por përkundër kësaj ka pasur edhe mangësi serioze në realizimin e projekteve, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu ka konkluduar Gjykata Evropiane e Auditorëve në një raport të publikuar të martën lidhur me shpenzimin e më shumë se 5 miliardë eurove në këtë rajon.

Si pengesat kryesore në përdorimin më të mirë të mjeteve nga fondet e BE-së, kryesisht ato nga Instrumentet e Paraanëtarësimit (IPA) kanë qenë kapacitetet e dobëta administrative dhe korrupsioni.

Në fund të raportit autorët e tij rekomandojnë që në të ardhmen Komisioni të mbikëqyrë me më shumë kujdes zbatimin e tyre në terren dhe, në rast nevoje, të ndalë pagesat apo edhe t’i suspendojë fondet.

Në këtë raport të auditorëve të BE-së konstatohet se suksesi konkret ka munguar në projektet e forcimit të sundimit të ligjit.

Shpërndaje në: