Kosova 1-0 Danimarka: Statistikat e pjesës së parë

Kosova 1-0 Danimarka: Statistikat e pjesës së parë

Kosova e ka befasuar në pjesën e parë Danimarkën e Hareide.

Goli i Amir Rrahmanit (42′) me kokë pas krosimit të Besar Halimit ka bërë që ‘Dardanët’ të shkojnë në dhomat e zhveshjes me avantazh.

Përveç se janë në epërsi me rezultat, ekipi i Bernard Challandes po tregohet edhe më i fortë me lojën e treguar.

Rastet më të mira padyshim i takuan Kosovës, ndërsa danezët janë të kënaqur vetëm me posedim, që ka dallim shumë të vogël me kundërshtarin.

Këto janë statistikat e pjesës së parë:

Posedimi i topit: 44% – 56%
Rastet për gol: 6 – 4
Goditjet në portë: 3 – 1
Goditjet jashtë portës: – 2 – 1
Pritjet nga portierët: 1 – 2         /Periskopi/

Shpërndaje në: