Kosova deklason Luksemburgun

Kosova deklason Luksemburgun

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka shënuar fitore bindëse ndaj Lukezmburgut me rezultat 109:88, në ndeshjen e vlefshme për parakualifikimet në Eurobasket 2021.

Dardan Berisha me 32 pikë ishte më efikasi në fitoren e Kosovës, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Divine Myles (23), Mikaile Tmusic (22) e Fisnik Rugova me 14 pikë, transmeton Periskopi.

Në anën tjetër, te Luksemburgu pikë dyshifrore patën Oliver Vujakovic (19) e Thomas Grun e Alex Laurent, të cilët ndeshjen e përfunduan me nga 16 pikë të shënuara.

“Dardanët” gjatë gjithë kohës ishin më të mirë dhe fitorja e tyre nuk u rrezikua për asnjë moment, fitore e cila ende “i mban në lojë” për kualifikim. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: