Kosova e Serbia luten të pajtohen

Kosova e Serbia luten të pajtohen

Me gjashtë konkluzione ka përfunduar takimi I liderëve të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe presidentëve të Sllovenisë e Kroacisë, të hënën në Bërdo pranë Kranjit në Slloveni.

Në kuadër të nismës se procesit “Bërdo Brijuni” krejt pjesmarrësit pa asnjë kundërshti miratuan dokumentin me këtë përmbajtje.

  1. Ritheksojmë rëndësinë e zgjerimit të BE-së si kontributi më i drejtpërdrejtë për ruajtën e paqes dhe stabilitetit në rajon, zgjerimi është më shumë se gjeopolitikë.2. Ne bëjmë thirrje për një proces më të shpejtë të integrimit në BE, në përputhje me kushtet e njohura për anëtarësim, 3. Ne bëjmë thirrje për dhënien e statusit kandidat për Bosnje dhe Hercegovinën deri në fund të vitit 2022 4. Ne bëjmë thirrje për heqjen e regjimit të vizave për të gjithë Ballkanin Perëndimor deri në fund të vitit 2022 5. I bëjmë thirrje BE-së të qëndrojë në krah të Ballkanit Perëndimor në zbutjen e pasojave të krizës ekomomike dhe energjetike 6. Ne afirmojmë përkushtimin tonë për dialogun si e vetmja mënyrë për të kapërcyer dallimet dhe çështjet e hapura në rajon.

Dy nikoqirët u pyeten specifikisht për raportet Kosovë-Serbi , pra dialogun që po bëhet me dy vendeve dhe se a ju kërkua Beogradit njohja e pavarësisë së shtetit kosovar.

“Dialogu  është diskutuar por askush s’i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shkojnë tutje ku është fundi i këtij procesi, kjo ju përket dy vendeve.Në të gjitha deklaratat e mëparshme e deri më sot , të dyja vendet janë thirrur që të vazhdojnë tutje me dialog dhe të mundohen që t’i ndreqin çështjet,me çka paqja dhe stabiliteti do ruheshin  jo vetëm për këto dy vende por për krejt rajonin”,tha presidenti slloven Borut Pahor.

Kryetari i Kroacisë, ishte më i drejtpërdrejt. Ai thotë se Beogradi po fortifikohet në qëndrimet e tij kundrejt njohjes së shtetit kosovar.

“Nëse do flitej për njohjen kjo do të ishte rrugë pa kthim dhe takimi do përfundonte para se të niste. Unë publikisht i thërras e i inkurajoj që ta pranojnë Kosovën , vendet që deri tani se kanë bërë një gjë të tillë.  Realisht të them nuk është reale që Serbia ta pranoj Kosovën, ky është qëndrim i presidentit Vuçiq dhe publikut serb. Ky është realitet”,theksoi kryetari kroat Zoran Millanoviq, raporton Klan K.

Zyrtarisht ,Procesi “Bërdo-Brijuni” është nismë e  Lubjanës dhe Zagrebit që nga 2013-ta, dhe mëton të jap shembull të bashkëpunimit mes vendeve që shpesh kanë pasur mospajtime.

Shpërndaje në: