Kosova ia servoi një pesëshe në kajmak, Spanja mezi ia shënoi dy gola (VIDEO)

Kosova ia servoi një pesëshe në kajmak, Spanja mezi ia shënoi dy gola (VIDEO)

Spanja mezi ka arritur fitore ndaj Maltës me rezultat 2-0, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020. 

Në stadiumin nacional të Maltës, ku Kosova arriti fitoren 5-0 muaj më parë në kuadër të Ligës së Kombeve, ‘Stuhia e Kuqe’ shënoi vetëm dy gola.

Ishte Alvaro Morata (31′ 73′) ai që i siguroi fitoren spanjollëve, që në përbërje kishin portierin Kepa Arrizabalaga, Sergio Ramosin, Sergi Roberton, Saul Niguez e Marco Asension.

Kjo ishte fitorja e dytë e Spanjës pas asaj ndaj Norvegjisë me rezultat 2-1. /Periskopi/

Shpërndaje në: